Dokumenti/ Çon SMS për parkimin, i vjen më shpejt fleta e gjobës në 'xhep'

Dokumenti/ Çon SMS për parkimin, i vjen…

Bashkia e Tiranës vijon të vendosë gjobë në mënyrë abuzive.

Pak ditë më parë, “Gazta Atdheu” tregoi me fakte se si një qytetar ishte gjobitur në të njëjtin orar që kishte dërguar mesazh të autoritetet, për parkimin e automjetit.

Një rast edhe më flagrant vjen këtë herë.

Nga fotot që sjell “Gazta Atdheu”, tregohet se një vjetër qytetar është gjobitur me 1 mijë lekë të reja për “pushimin e mjetit pa përdorur sistemin e kohëzgjatjes së parkimit me pagesë”.

Ora e vendosjes së gjobës është 09:36.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Qytetari ka dërguar mesazh në numrin 50500, sipas udhëzimeve të tabelës rrugore ku ka parkuar – te “Rruga e Kavajës”.

Ora e mesazhit të konfirmimit që “parkimi u regjistruam e suskes” dhe pagesa u krye, i ka ardhur në ora 9:28. Dhe orari i pushimit të mjetit, me këtë pagesë, është i lejuar deri më 10:28.

Ndërkohë që efektivët e Policisë Bashkikae të Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, e kanë gjobitur në orën 9:36.

“Dua të bej një denoncim për këtë shtet që bën aplikacione dhe nuk i vënë në zbatim! Ja një shkelje e pastër e ligjit! Brenda orës së pagesës së parkimit, vjen policia e të vënë gjobë pa pikë lidhje”, denoncon qytetari për “Gazeta Atdheu”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit