Dokumenti/ Skemat e pështira të Zdromsit Veliaj, zvogëlon bonusin për të porsalindurit e Tiranës

Dokumenti/ Skemat e pështira të Zdromsit Veliaj,…

Kush ka menduar se Erion Velija do të bëhej më i mirë dhe më human pasi të bëhej prind, e ka 100% gabim!

Jo vetëm që kjo nuk ka ndikuar aspak në karakterin e tij, por kohët e fundit i nxori më të pah edhe tipin prej ‘Zdromsi’, siç edhe u vetë deklarua aksidentalisht.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të zvogëlojë me të paktën 20% vlerën e bonusit që përfitojnë bebet e porsa-lindura në territorin e Bashkisë së kryeqytetit.

Edhe pse është për vete prind i një djali, me sa duket Veliaj e ka siguruar të birin, dhe tani për të fëmijët e kryeqytetit as që ka pikën e ndjenjës.

Prej vitit 2007, kohë kur kryeqyteti drejtohej nga Edi Rama, Bashkia e Tiranës vendosi shpërblim në vlerën 5 mijë lekë të reja për bebet, raporton “Boldnews.al”.

Por, 13 vjet më pas, Bashkia e Tiranës, tashmë e drejtuar nga Zdromsi Veliaj, jo vetëm që nuk e ka rritur vlerën e bonusit, por, përkundrazi, nëpërmjet manovrave e ka ulur atë me të paktën 1 mijë lekë të reja.

Prindi Veliaj, duket se nuk i intereson aspak strategjia e propozuar nga vetë qeveria “Rama” për të inkurajuar lindshmërinë.

Ai vetë jo vetëm që duket se nuk është pro kësaj politike, por ka vendosur që t’ua presë hovin edhe të tjerëve, banorëve të Tiranës.

Në Shkurt 2020, Veliaj deklaroi në një mbledhje të Këshillit Bashkiak se, bonusi prej 5 mijë lekësh që bashkia u jepte prindërve të fëmijëve të porsa-lindur, do të zëvendësohej me “Shportën e bebes”.

Në “Shportën e bebeve” përfshihen disa artikuj të nevojshëm për të porsalindurit, si pelena, shishe për biberona, shampo, letra higjienike, letra të lagura, etj.

Kryebashkiaku i Tiranës, që është “mjeshtër” në shpërndarjen e qeseve, këtë nismë e justifikoi me faktin se, ajo do t’u jepte nënave të reja mundësinë për t’u shërbyer më shpejt fëmijëve.

Po ashtu, sipas Veliajt, kjo paketë higjienike në vend të parave kash, do të shmangte burokracitë për marrjen e bonusit prej 5 mijë lekësh.

Por, “Shporta e bebes”, është në fakt një truk i Zdromsit dhe administratës së Bashkisë Tiranë, për të ulur shpenzimet bashkiake për bebet.

Bashkia e Tiranës ka shpallur së fundi tenderin “Shporta e bebes”, në bazë të të cilës parashikohet blerja e 9000 produkteve përbërëse të paketës.

Fondi limit për tenderin, pra vlera maksimale që ka parashikuar të shpenzojë Bashkia e Tiranës për blerjen e produkteve të “Shportës së bebes” është 37.494.000 lekë të reja.

Me një llogari të thjeshtë, vlera e një “shporte bebeje” arrin, maksimalisht, në vlerën 4100 lekë të reja.

Pra rreth 1 mijë lekë më pak, se sa bonusi që ishte në fuqi prej vitit 2007, ose rreth 20% më e ulët.

Por, vlera që do të shpenzojë Bashkia e Tiranës për bebe të sapo-lindur, mund të jetë akoma më e vogël, duke mbajtur në konsideratë se fitues i tenderit shpallet kompania private që jep ofertën më të ulët.

Duhet mbajtur në konsideratë se kompanie fituese, do të duhet të përllogarisë shpenzimet e saj, përfshirë taksa, kosto ambalazhimi dhe, natyrisht, fitimin.

Të gjitha këto bashkë do të ndikojnë që shifra tavan 4100 lekë, e parashikuar në tender, mund të ulet edhe më shumë.

Kjo do të bëjë që nisma e Veliajt, “Shporta e Bebes”, të jetë më shumë një manovër e pështirë për të kursyer edhe për të porsalindurit, sesa një ndihmesë për nënat e reja.

/Burimi: BoldNews.al/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit