Dolën për gjah bashkë, vritet me armë 29-vjeçari në Bulqizë

Dolën për gjah bashkë, vritet me armë…

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot, në njësinë administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë, ku ka humbur jetën një 29-vjeçar me inicialet E.L.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ndodhej për gjueti në shoqërinë e një personi tjetër, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo për një veprim të qëllimshëm.

Pas ngjarjes, B.F është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar si provë materiale.

Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit