Dolën pozitiv me Covid-19, nisen drejt infektivit gruaja shtatzënë nga Fieri dhe djali 2 vjeçar

Dolën pozitiv me Covid-19, nisen drejt infektivit…

Nisen nga Fieri drejt Tiranës gruaja tetë muajshe shtatzënë dhe djali i saj 2 vjeç, të cilët rezultuan pozitivë me koronavirus. Mësohet se ata do të sillen te Spitali Infektiv, për një trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, pozitive me koronavirus rezultoi edhe vjehrra e gruas. Shkak i infektimit ishte nusja shtatzënë, e cila kishte ardhur të takonte familjarët e saj në Tiranë, të cilët ishin me koronavirus.

Pas kthimit në shtëpinë e saj në Fier, ajo ka rezultuar pozitive bashkë me vogëlushin e saj dhe vjehrrën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit