Doli lakuriq për të protestuar ndaj përdhunimit, flet Florinda: Kam pasur pafund mesazhe! Nuk ndihem vetëm

Doli lakuriq për të protestuar ndaj përdhunimit,…

Florinda Sulillari, vajza që doli nudo në rrugët e Tiranës për të protestuar për rastet e rënda të përdhunimit në vendin tonë ka marrë vëmendje të madhe për veprimin e saj.

Në një lidhje live për “Shqipëria Live”, është shprehur se ka pasur shumë mesazhe pozitive, por nuk është e nevojshme që të bëhen të gjithë bashkë për të ndryshuar diçka.

Florinda Sulillari: Kam shumë gjëra për të bërë, do kenë apo jo ndikim tek të tjerët, mbetet për tu parë. Njerëzit kanë nevojë të edukohen, të mësojnë gjëra të reja nga televizioni. Nuk mund të bëhem pjesë e rrëmujës, nuk më duket diçka e jashtëzakonshme.

Kam pasur pafund mesazhe dhe nuk ndihem vetëm, ka për të ndryshuar. Mendoj që nuk kemi nevojë për tu mbledhur të gjithë bashkë, nuk kemi nevojë për manual, rëndësi ka që njerëzit ta mendojnë.

Sa i përket regjistrit të pedofilëve për publikimin e emrave të dhunuesve, Florinda thotë se është një ide e mirë pasi njerëzit duhet të prezantohen me cdo gjë të tyren.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit