Doli pa gjë nga zgjedhjet, Pandeli Majko lë politikën: Shpresoj t'u kem dhënë “everything”!

Doli pa gjë nga zgjedhjet, Pandeli Majko…

Kanë kaluar 5 ditë që nga zgjedhjet e 25 prillit, dhe në garë për deputet ishte edhe ish-kryeministri Pandeli Majko. E ndonëse garoi fortë, pas numërimit të votave Majko nuk arriti të sigurojë asnjë vend në parlamentin e ri, teksa renditej në vendin e 19-të të listës së PS.

Pas kësaj humbje të thellë ka ardhur edhe reagimi i tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko deklaron se ishte i bindur se PS do të siguronte 19 mandate në Tiranë ndaj ai nuk u fokusua tek sigurimi i votës personale. Pas humbjes, Majko ka shkruar në postim se rrugëtimi i tij në politik tashmë do të marrë fund.

Postimi i plotë:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falënderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Siç do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit