Doli pas orës 8, ndëshkohet djali i ish-kryeministrit shqiptar: Më kishte mbaruar letra higjienike!

Doli pas orës 8, ndëshkohet djali i…

Policia e Tiranës dhe jo vetëm kanë nisur mbrëmjen e djeshme kontrollet në qytet për të ndëshkuar këdo që thyen masat e vendosura nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. Gjobave nuk i ka shpëtuar as djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksit, Redoni i cili kishte dalë nga banesa pas orës 20:00.

Në një postim në Facebook, Redon Meksi ka publikuar dhe fletën e gjobës, shoqëruar me një status ironik, ku thotë arsyen pse ishte në rrugë gjatë orës policore.

Në fletën e gjobës madje ai ka lënë edhe një shënim ku thuhet: Nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare.

POSTIMI I PLOTE

Kaloi ora 20.00, kur cte shoh me kishte mbaruar letra higjenike. Thash po dal njehere verdall se do me japi ndonjeri… dhe ne fakt ashtu ndodhi , me dha nje polic kete copen e letres. pertej shakase, nuk ka asnje akt te botuar ne fletore zyrtare per uljen orarit te shtetrrethimit ne 20.00, dhe pervec kasaj konstatohem ne shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00 ps: sorry per shkrimin , pervecse ishte fleta e dyte, kisha qenin ne njeren dore , i cili i ka pak bezdi uniformat./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit