Dollapi i rrobave në Lushnje kthehet në dhomë të fshehtë votimi

Dollapi i rrobave në Lushnje kthehet në…

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në fshatin Zhanë të njësisë administrative Hysgjokaj, ku gjatë procesit të votimit, një dollap i vjetër rrobash është përdorur si dhomë e fshehtë votimi.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e qendrës shëndetësore të fshatit, e cila është shndërruar përkohësisht në qendër votimi në kuadër të zgjedhjeve të sotme.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një zgjidhje jo të zakontë dhe mjaft improvizuese, ku për mungesë infrastrukture është përdorur një dollap i madh për të garantuar fshehtësinë e votës.

Megjithatë, pavarësisht kushteve modeste, votimi është zhvilluar normalisht dhe pa incidente, ndërsa banorët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Deri tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë një reagim zyrtar për këtë rast.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit