Don Bosko përmbytet sërish, Bashkia e Veliajt nuk mori asnjë masë

Don Bosko përmbytet sërish, Bashkia e Veliajt…

Dy ditët e fundit kanë qenë mjaft problematike për qytetarët e Tiranës, të cilët janë përballur me motin e keq dhe përmbytjetet e rrugëve të kryqytetit.


Edhe pse ditën e premte rrugët kryesore të Tiranës u përmbyten masivisht, diçka e tillë ndodhi edhe gjatë mesditës të shtunën në rrugën “Don Bosko” dhe Bashkia e drejtuar nga Lali Eri nuk mori asnjë masë sërish.


Hyrja e kësaj rruge ishte nën pushtetin e ujit. Po ashtu edhe afër kompleksit “Vizion” kishte prani të ujit, ndërsa situata më problematike ishte afër zonës së “Kryqit të Kuq”, ku uji arriti nivelin 1 metër.


Mbingarkesa e madhe dhe mos pastrimi i kanaleve bëri që kjo zonë e rëndësishme e Tiranës, të përballonte orë të vështira. Por sërish Bashkia Tiranë, nuk mori asnjë masë për shmangien e kësaj situate.


Edhe pse parashikoheshe që moti i keq me reshje të dendura do të ishte prezent gjatë pjesës së parë të ditës së shtunë, asnjë strukturë e Bashkisë nuk ishte në terren për t’i dhënë ndihmë qytetarëve.

Këta të fundit, shprehen se janë përballur me të njëjtën situatë sa herë ka reshje të dendura në kryeqytet, pasi sipas tyre, Bashkia e Erjon Veliajt nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e përmbytjeteve dhe se nuk janë pastruar pusetat dhe kanalizimet në këtë zonë.

Duket se Erion Veliaj nuk e ka mendjen që të zgjidhë problemet që po hasin qytetarët e kryeqytetit, më e rëndësishme për të është propaganda e ditës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit