Donald Trump fitoi 1,5 mln $ nga mbështetësit, pasi tha se do arrestohej

Donald Trump fitoi 1,5 mln $ nga…

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, pas deklaratës që të martën do arrestohej, që rezultoi gënjeshtër arriti të fitonte 1.5 milionë dollarë. 

Fushata e rizgjedhjes së Trump në vitin 2024, ka konfirmuar zyrtarisht se brenda tre ditëve, u morën donacione prej 1.5 milionë dollarësh nga mbështetësit e tij. Kjo përkthehet në një mesatare prej 500,000 dollarë në ditë dhe është dyfishi i mesatares ditore të donacioneve që ka marrë Donald Trump që nga shpallja e kandidaturës së tij për Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Të shtunën, në një postim në platformën e tij të vetë-themeluar “Truth Social”, ish-presidenti amerikan u bëri thirrje mbështetësve të tij që të dalin në demonstrata dhe të marrin përsëri kombin mes thashethemeve se ai do të thirrej para përgjegjësisë në procedurat gjyqësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit