Donald Trump largohet nga salla e gjyqit, pasi u vetëdeklarua i pafajshëm

Donald Trump largohet nga salla e gjyqit,…

Ish-presidenti Donald Trump është larguar nga salla e gjyqit në Manhattan. Sikurse gjatë hyrjes, edhe gjatë daljes nga salla e gjyqit ai nuk bëri asnjë deklaratë. 

Pasi u largua nga salla e gjyqit, Trump u largua nga ndërtesa dhe u fut në autokolonën e tij të parkuar jashtë.

Ish-presidenti u vetëdeklarua i pafajshëm për 34 pika, thotë një burim për CNN. Hetimi buroi nga një pagesë bërë aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Trump u bë zyrtarisht ish-presidenti i parë që u përball me akuza penale. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit