Donald Trump ‘tallet’ me presidentin amerikan gjatë lojës së golfit

Donald Trump ‘tallet’ me presidentin amerikan gjatë…

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në shënjestër pasardhësin e tij Joe Biden teksa merrte pjesë në një turne golfi në Miami të enjten.

Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara shkoi në fushën e tij të goldit “Trump National Doral” së bashku me një mori profesionistësh këtë mëngjes dhe nuk kurseu as disa fjalë për presidentin aktual Biden.

Në një klip të filmuar nga një reporter i WPBF 25 News, Trump mund të shihet duke goditur me shkopin e golfit, përpara se të kthehet nga kamera dhe të thotë: “A mendoni se Biden mund ta bëjë këtë? Nuk e besoj,” duke shkaktuar disa të qeshura nga personat përreth.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit