Doni dhëmbë të bardhë? Këto 7 ushqime do jua bëjnë buzëqeshjen më të bukur

Doni dhëmbë të bardhë? Këto 7 ushqime…

Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për të zbardhur dhëmbët, edhe pa qenë nevoja për dentistin.

Më poshtë, ju sjellim 7 ushqime që ju ndihmojnë të mbani bardhësinë e dhëmbëve tuaj.

Molla

Edhe vetëm përtypja e mollëve ndikon në pastrimin e dhëmbëve.

Kanë një përqëndrim të lartë të acidit malik, gjë që e kanë edhe pastat e dhëmbëve.

Acidi malik rrit pështypëm dhe pastron dhëmbët, duke larguar njollat.

Brokoli

Brokoli ka fibra, dhe duke ngrënë shumë fibra, kjo gjë ul inflamacionin në gojën tonë.

Brokoli i pagatuar mund të ndihmojë në pastrimin dhe lustrimin e dhëmbëve.

Hekuri tek brokoli ka përfitimin e shtuar të sigurimit, të një muri mbrojtës për dhëmbët, kundër acidit degradues të smaltit.

Kjo ndihmon në parandalimin e njollave dhe zgavrave.

Rrush i thatë

Ndoshta mendoni se rrushi i thatë ju bën keq për dhëmbët prej ëmbëlsisë, por ai është mbrojtës.

Studimet kanë treguar se drithërat me rrush të thatë, ndihmojnë në pastrimin e gojës.

Pjekja e rrushit stimulon pështypun, e cila ndihmon në parandalimin e zhvillimit të pllakës, njollave dhe zgavrave duke neutralizuar mjedisin acidik të krijuar nga ushqime dhe baktere të tjera në gojën tuaj.

Djathi

Djathi na ndihmon të mbajmë dhëmbët të fortë me minerale.

Të tilla janë kalciumi dhe fosfori, si edhe proteina që mbron smaltin e dhëmbëve.

Acidi laktik në djathë, është mbrojtës ndaj prishjes së dhëmbëve.

Plus, djathrat e fortë ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve duke stimuluar pështymën.

Uji

Pirja e shpeshtë e ujit sjell prodhim të pështymës, që nga ana tjetër man bardhësinë e dhëmbëve.

Gjithashtu uji shpëlan gojën nga mbetjet ushqimore.

Luleshtrydhe

Si rasti i mollëve, edhe luleshtrydhet mbajnë acid malik, dhe ato kanë përfitimin e shtuar të ellagitannins, antioksidantë që mund të ndihmojnë në uljen e baktereve që tërheqin njollat ​​dhe inflamacionin në gojën tuaj.

Dhe, vitamina C e luleshtrydheve mund të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të mishrave dhe sëmundjes periodontale.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit