Donika Curri, mashtruesja nga Tirana që mori kredi në emër të 16 personave

Donika Curri, mashtruesja nga Tirana që mori…

Donika Curri një 33-vjeçare nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës këtë të enjte, e akuzuar se ka arritur të mashtrojë 16 persona duke i marrë kartat e identitetit dhe më pas duke marrë kredi në emër të tyre në institucione financiare.

JOQ Albania mëson nga një prej zonjave që ra preh e mashtrimit, se Donika Curri u ishte prezantuar asaj dhe shoqeve të saj si një vajzë që do t’i ndihmonte për t’i gjetur një punë të re me kushte të mira. Por për të realizuar këtë gjë të supozuar, Donika u kërkonte foto të kartave të identitetit.

Donika Curri na ka marrë të dhënat mua dhe dhjetra gocave të tjera duke na mashtruar se do na gjente punë,” thotë denoncuesja në mesazhin e saj.

Më pas, 33-vjeçarja kishte arritur që me këto karta identiteti, të mashtronte dhe përfaqësuesit e institucionit kreditor “Iute”, të cilët i kanë besuar dhe i kanë dhënë kredi në emër të personave që nuk kanë qenë fare prezetë, por janë përfaqësuar nga Donika me anë të fotove të kartave ID që ajo u kishte marrë zonjave për t’u gjetur punë.

Na ka fut te gjithave ne kreti te banka Iute. Te gjitha ne punojnë ne nje market dhe u njohëm me te. Ajo na mashtroi. Donika me merr ne telefon duke me then te kaloj nga shpia saj. Kaloj dhe me thot nqs te marrin nga banka per kredi, thuaj po jam ne dijeni.”

Sipas dëshmitares, mashtruesja Donika ka marrë kredi me vlera që arrijnë deri në 2 milion lekë të vjetra në emër të disa grave që ranë preh e saj.

“Shkoj te banka interesohem, kishte marrë kredi në emrin tim. Te njëjtën gje ka bere dhe me disa goca te tjera duke marre deri ne 200 000 leke kredi. Na tha do t’u regjistroj te puna e re, ne asnjë moment nuk kemi qene ne dijeni te kësaj kredie. Kam shku kam bere ankese te banka, na thane qe do dërgohet ne polici. Nga personat qe njoh ujne janë gati 10 veta qe janë mashtruar, por qe ka akoma dhe te tjerë qe nuk i njoh,” përfundon dëshmia e qytetares per redaksinë tone.

Ky rast nge shqetësimin për mënyrën se si institucionet kreditore i japin vlerat e parave pa marrë asnjëllojë konfirmimi nga personat që po futen në kredi. Hetimet për këtë rast janë në vijim, dhe pritet të zbulohet se sa persona ka mundur të mashtrojë Donika.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit