Donte të përfitonte nga kaôsi në Kakavijë, 34-vjeçari kapet me 15 kilogramë hăshăsh

Donte të përfitonte nga kaôsi në Kakavijë,…

Nga kaôsi i krijuar prej ditësh në Kakavijë, mesa duket kanë kërkuar të përfitojnë edhe për veprime të kundraligjshme.

I tillë është rasti i një 34-vjeçari nga Gjirokastra.

Ky i fundit, është vendosur në pranga, teksa ka tentuar që me 15 kilogramë kănăbis me vete, të futet drejt Greqisë.

Ai ishte nisur, duke menduar për të përfituar nga rrëmujă që vijon prej ditësh me kilometra në Kakavijë.

Duke parë edhe lirimin e masave orët e fundit nga pala greke, ai është nisur me lëndën narkotike në makinë.

Por, udhëtimi i tij mori fund në kthesën e Jorgucatit, pak kilometra para doganës.

Policia e Gjirokastrës e ndaloi për kontroll, dhe gjeti 15 kilogramët hăshăsh, të cilat iu sekuestruan.

Ndërkohë, 34-vjeçari u vu në pranga.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit