Donte të prostituonte banakieren, Pali Tudës i konfiskohet hoteli i prostitutave “COLOMBO” me vlerë 1 MLN €

Donte të prostituonte banakieren, Pali Tudës i…

Ditën e sotme është njoftuar se Pëllumb Tudës i njohur edhe me emrin Pali i është konfiskuar hoteli “Colombo” me vlerë 1 milion euro.

Hoteli i Tudës i konfiskuar sot në Durrës ishte kthyer në vatër prostitucioni. Me të ardhurat nga aktiviteti i piaët kriminal ai kishte ndërtiuar dy pallate në Durrës.

Fillimisht ai e kishte ngritur hotelin si një bar-kafe dhe pub e më pas nga të ardhurat e shumta që dyshohen të jenë përftuar nga aktiviteti kriminal, u shdërrua në hotel.

Tuda akuzohet edhe për plagosje të lehtë me dashje ndaj një vajze me inicialet M.P e cila dyshohej të ishte prostitutë tek “Colombo”. Kjo e fundit e akuzonte tutorin e saj se detyronte atë dhe vajza të tjera të prostituonin.

Më pas vajza e ka tërhequr padinë nga frika dhe procedimi ndaj Tudës është pushuar.

Gjatë viteve 2003-2008, Tuda ka investuar gati 800.000€ në dy pallate në Durrës, tashmë të sekuestruara nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit