
Një burrë në Amerikë ka ndërmarrë hapin drastik për të shmangur plakjen dhe për t’u dukur gjithmonë më i ri. Ai merr plazmën e gjakut nga babai dhe djali i tij i vogël.
Bryan Johnson është një biohaker me famë botërore, i cili është bërë i famshëm për shpenzimin e miliona dollarëve në çdo vit për procedura mjekësore që pretendojnë të mbajnë burimin e rinisë.
Johnson, i cili ka marrë transfuzion gjaku anonim në të kaluarën, tani ka pranuar dhurimin e plazmës nga babai i tij Richard 70-vjeçar dhe djali 17-vjeçar Talmage.
Treshja iu nënshtrua transfuzioneve në një klinikë në Dallas, në të cilën babait të moshuar dhe djalit adoleshent u hiqet një litër gjak dhe u injektua përmes një makinerie në trupin e tij, për të riparuar dëmtimet qelizore të shkaktuara nga procesi i plakjes duke zëvendësuar gjakun e vjetër në një trup të vjetër me gjak të ri nga një dhurues i ri.
