“Dora e Zotit”, del në shitje për një çmim marramendës topi i golit që shkaktoi bujë të madhe

“Dora e Zotit”, del në shitje për…

Topi me të cilin legjenda Diego Armando Maradona shënoi golin e njohur si “Dora e Zotit”, pritet të dalë në ankand dhe të shitet me një çmnim të jashtëzakonshëm. Sipas BBC, topi me të cilin u luajt çerekfinalja e Kupës së Botës në vitin 1986 mes Anglisë dhe Argjentinës, është vlerësuar me një çmim nga 2.5-3 milionë paund.

Por kush po e shet një top të shfryrë dhe të konsumuar që e shndërroi golin e Maradonës në një fenomen? Pikërisht gjyqtari i ndeshjes i cili e konsideroi të rregullt golin me dorë të legjendës argjentinase. Ali Bin Naser, gjyqtari nga Tunizia ka nxjerrë në shitje këtë kujtim teksa është shprehur: “Ky top është pjesë e historisë së futbollit, tashmë është koha e duhur që ta ndajmë këtë histori me të gjithë botën”.

Argjentina fitoi përballjen ndaj Anglisë me shifrat 2-1. Ishte Maradona i cili shënoi me “dorën e Zotit” golin e parë të ndeshjes.

Gjyqtari tunizian u shpreh pas ndeshjes se nuk e kishte parë që Maradona e shtyu me dorë topin në rrjetën e Peter Shilton. Pas ndeshjes, vetë futbollisti tha se goli u realizua pak “me kokën e Maradonës dhe pak me ndihmën e dorës së Zotit”.

Çerekfinalja e botërorit ishte dita e Maradonës, ku ai shënoi dy perla në një ndeshje. Në golin e dytë, Maradona dribloi 5 lojtarë, sëbashku me portierin dhe shënoi atë që u konsiderua më pas si “goli i shekullit”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit