Dorëheqja e Liz Truss, reagon Rusia: Një analfabete, Britania nuk ka njohur kurrë një turp të tillë

Dorëheqja e Liz Truss, reagon Rusia: Një…

Rusia është tallur me udhëheqjen “katastrofike” të Liz Truss duke e quajtur kryeministren në largim një “turp” për vendin e saj dhe “analfabete”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha: Britania nuk ka njohur kurrë një turp të tillë të një kryeministri në historinë e tyre.

Sa i përket etiketimit të analfabetizmit ajo i referohet vizitës së Truss në Moskë pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën, kur ajo ishte ministre e Jashtme.

Në një takim me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ajo ngatërronte dy rajone të Rusisë me Ukrainën, duke shkaktuar tallje nga diplomati rus dhe në emisionet në televizionin shtetëror rus.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit