Dorëzohet padi tjetër në SPAK për shembjen e ''Teatrit Kombëtar''

Dorëzohet padi tjetër në SPAK për shembjen…

Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi në SPAK lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij, regjisori Edmond Budina tha se artistët do tu rrinë pas qafe atyre që kryen këtë krim monstruoz sipas tij, për të cilën ka lemerisur e gjithë bota.

Edmond Budina: ”Njerëzit do të përgjigjen për atë që dinë. Do jepen dëshmitë e tyre për gjithçka që ka ndodhur atë natë. Ne kemi një shprehje nga anët tona, të ardhtë pas qafe. Edhe ne do tu rrimë pas qafe këtyre, të gjithë atyre që kanë kryer atë krim monstruoz për të cilën është lemerisur e gjithë bota, ne do tu rrimë pas qafe, nuk do të heshtim.”

Budina tha gjithashtu se policia është kthyer në një polici baxhibuzukësh pasi kanë vjedhur rrobat e tyre personale madje dhe biçikletat atë natë.

Edmond Budina: ”Këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Kryeministri ka thënë forcat Renea nuk kanë qenë fare në teatër ndërsa Ministri i Brendshëm tha kanë qenë sepse kishin të dhëna për ekploziv. Si e shembe atë duke menduar se aty kishe eksploziv? Këtu ka një monstruozitet të jashtëzakonshëm. Policia është kthyer në një polici baxhibuzukësh. Edhe objeket tona personale janë vjedhur atë nate, vlera është e konsiderueshme, kalon mijëra euro dhe asgjë nuk është kthyer. Ata të gjitha i shkatërruan aty, edhe biçikletat tona janë gjetur të shitura në pazarin e Tiranës. Ne do t’i qëndrojmë prapa.”

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj në orën 04:30 të mëngjesit.

Prej asaj dite e deri më sot, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar disa protesta dhe po mbledh firma në të gjithë vendin për peticionin ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte dhe siç ishte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit