Dorëzohet SPAK/ Altin Dumani letër Mark Nikës: "21 janarin" po e heton Prokuroria, s'ka prova të reja për ne

Dorëzohet SPAK/ Altin Dumani letër Mark Nikës:…

Përtej këmbnguljes së familjarëve të viktimave të “21 janarit”, që SPAK të hetojë çështjen, Prokuroria e Posaçme nuk e ka marrë përsipër dosjen. Sipas një kërkese të datës 24 shkurt, SPAK ka depozituar për herë të dytë kallëzimin e familjarëve në Prokurorinë e Tiranës. Në kërkesën që mban në fund firmën e Altin Dumanit, thuhet se për çështjen nuk ka prova të reja, të cilat mund të jenë subjekt për hetim nga SPAK.

Deri në këto momente të hetimit, që po kryhet nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nuk rezulton të jenë identifikuar autorë të veprës penale dhe si rrjedhim nuk është arritur të provohet se autorët mund të jenë subjekte të posaçëm.Për këtë arsye ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues me qëllim vlerësimi nga ana juaj” thuhet në kërkesën drejtuar Prokurorisë nga Altin Dumani.

Më 16 shkurt, Mark Nika, xhaxhai Aleks Nikës, depozitoi kallëzimin e dytë në SPAK për të rihapur çështjen e “21 janarit”. Familja Nika deklaron se dispononte një kasetë audio me urdhrat për të qëlluar ndaj protestuesëve, por nuk pranoi ta dorëzonte nëse dosjen nuk e merrte për rihetim SPAK-u. Kjo indicie e familjes Nika nuk e ka bindur Altin Dumanin për të kërkuar dorëzimin e provave të reja, të cilat ai thotë se mungojë për këtë çështje.

Në këto kushte, hetimet janë sërish në pikën zero ku pas 12 viteve, pretendimet e familjarëve të viktimave për të hetuar Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin nuk merren parasysh. Për çështjen e “21 janarit” u dhanë 4 vite burg në total, ndonëse u kërkuan 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vite për Agim Llupon.

Nga akuza për “vrasje me dashje”, Ndrea Prendi u fajësua për “vrasje nga pakujdesia” të Faik Myrtajt dhe u dënua me 1 vit burg. Për Agim Llupon Apeli dha 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” të Ziver Veizit. Pa autorë ka mbetur vrasja e Aleks Nikës dhe e Hekuran Dedës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit