Dorëzohet SPAK?/ Drejtësia e re i var shpresat te Jeton Lami, ish-polici nuk tregon ku është Martinaj

Dorëzohet SPAK?/ Drejtësia e re i var…

Ervis Martinaj ka 7 muaj i zhdukur nga radarët e policisë dhe drejtësisë shqiptare. Një sërë kontrollesh, sekuestrimesh pasurie dhe arrestimesh, por sërish gjurmët drejt Martinajt as që nuk duke në horizont. Në këtë pikë, kur drejtësia duket se nuk ka pista të tjera hetimi dhe kërkimi, shpresat varen tek punonjësi i policisë që i ka shërbyer jo uniformës shtetërore por bosit të llotove.

Jeton Lami mund të ketë qenë ndër personat e fundit që ka shoqëruar Martinajt drejt strofës për t’u fshehur. Ai po qendron prej muajsh në burg, por deri nga ajo kohë Lami nuk ka hapur gojën qoftë edhe ëpr një informacion të vogël. Besnikëria e tij ndaj Martinajt duket e frikshme, a thua se nuk i ka shërbyer kurrë shtetit dhe nuk e njeh luftën ndaj grupeve kriminale.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se prokurorët kanë tentuar ta thyejnë disa herë heshtjen e Lamit por nuk ja kanë dalë. Ndryshe nga Nuredin Dumani që zbërtheu gojën për gjithçka dhe tregoi një sërë lidhjesh të grupeve të strukturuara, Lami ka vendosur të heshti deri në fund.

Duket se shpresat e drejtësisë shuhen për të gjetur Martinajn gjallë a vdekur, pasi personi që di informacione për të nuk flet asnjë fjalë. Ervis Martinaj akuzohet për e “Sigurimit të kushteve për vrasje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të identitetit apo vizave”, dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, por mendohet se ka dhe nëj listë të gjatë akuzash si i përfshirë në grup të strukturuar kriminal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit