Doris Pack dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve

Doris Pack dënon dhunën e policisë ndaj…

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka bërë një postim në rrjetin social “Tëitter” ku ka reaguar për përplasjen e policisë me protestuesit në Tiranë.

Teksa ka shpërndarë postimin e ish ministrit Genc Pollo, Pack shkruan se ky është një aksion brutal i policisë dhe fytyra e vërtetë pas premtimeve që bën Edi Rama.

“Shqipëria dëshiron që të fillojë negociatat me BE-në. Mirëpo, ky akt i Edi Ramës, plus aksioni brutal i policisë, në Ditën e Europës tregojnë fytyrën e vërtetë pas premtimeve të kryeministrit në kaq shumë takime me përfaqësues të BE-së”, shkruan Pack.

Ndërsa, më herët ish ministri Genc Pollo shkruante se në Ditën e Europës, Rama dërgoi policinë për të shoqëruar në mënyrë brutale protestuesit.

“Në Ditën e Europës, Kryeministri Rama dërgoi policinë për të bërë dhunë brutale mbi protestuesit paqësorë, që ishin kunder korrupsionit qeveritar. Mënyrë e bukur për qeverinë shqiptare për të festuar”, shkruan Pollo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit