Dosja '339'/ Dy prej komisionerëve të shpallur të arrestuar nga SPAK, kanë vdekur me kohë

Dosja ‘339’/ Dy prej komisionerëve të shpallur…

Pas lajmit të djeshëm të procedimit, ndalimit dhe arrestimit të shumë personave, që lidhen me dosjen 339, të cilët akuzohen për krim zgjedhor, qarkulluan zëra se dy prej komisionerëve që ishin në listën e shpallur në publik nga SPAK, kishin ndërruar jetë me kohë.

Bëhet fjalë për Kasem Lalen dhe Besim Bregun. Sot, burime zyrtare pranë Prokurorisë Speciale, e kanë konfirmuar lajmin,-raporton Mapo.

Pra, dy prej të dyshuarve si pjesë e skemës së manipulimit të votës së emigrantëve, në tre qendrat e votimit në Shijak, kanë ndërruar jetë kohë më parë.

Kjo e vë në pikëpytje të madhe seriozitetin e këtij aksioni, që dje me të drejtë mori vemendje të fortë mediatike. Një lajm për të cilin reagoi me entuziasëm edhe kryeministri Rama duke e përdorur si argument në favor të tij, lidhur me tezën e depolitizimit të komisioneve.

Lajmi hedh dyshime nëse hetimet kanë qënë siç duhet, pasi nëse do të ishin thirrur për tu marrë në pyetje personat në fjalë, do të kuptohej fare mirë, se ata nuk jetojnë më.

Burime pranë SPAK, u shprehën se kjo ngatërresë ka ndodhur, pasi personat në fjalë, nuk ishin çrregjistruar ende nga gjendja civile, procedurë që ndiqet normalisht kur dikush ndërron jetë.

LEXO EDHE: 

Arrestimet për dosjen ‘339’/ Batërdia me votat e vjedhura në Shijak dhe Durrës, dalin përmasat e krimit nga PS

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit