Dosja 339/ U përfundoi afati i paraburgimit, lirohen nga qelia Astrit Avdyli dhe dy të tjerë

Dosja 339/ U përfundoi afati i paraburgimit,…

Astrit Avdyli, Jasin Kala dhe Denis Llaftiu janë liruar nga qelia. Tre të arrestuarit për dosjen 339 do të shkojnë në arrest shtëpie, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit. Ndërsa kur të pandehurit e kësaj cështjej i kanë kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhene vendimi i shkalles së parë për nicen e 3 te tjerë të hetuar si pjesë e grupit Volvo 4  të dosjes 339. Sipas burimeve gjykata ka caktuar masat e sigurisë arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore.

Tre të arrestuarit i përkasin operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018.

Rezultoi se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale. Në dokumentet ekskluzive, Prokuroria pati ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.

Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drejt vendeve të BE-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit