Në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me hetimet ndaj Ergys Agasit, është arrestuar Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë. Arrestimi i tij është kryer si pjesë e veprimeve të fundit hetimore të ndërmarra nga SPAK dhe BKH.
Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës. Dy arrestimet janë pjesë e të njëjtës dosje hetimore, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për personat dhe lidhjet që kanë dalë gjatë hetimit.
Ndërkohë, aksioni vijon edhe në terren. Kontrolle po zhvillohen në zonën e Shkozetit në Durrës, në kuadër të të njëjtit operacion. Hetuesit po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe lidhjeve të evidentuara në dosjen që lidhet me Ergys Agasin.