Dosja e skifterëve të Teg-ut! Dorjani u tregonte me ‘Google Maps’ banesat që do vidhnin

Dosja e skifterëve të Teg-ut! Dorjani u…

Report TV ka siguruar dosjen e 5 grabitësve në Tiranë, të arrestuar 2 ditë më parë, mes të cilëve ishte edhe famëkeqi Hektor Qirjazi, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi po për grabitje.

Në foton e siguruar, lexohet se Hektor Qirjazi (i njohur edhe me emrin Dorjan Lamani ) u dërgonte pjesëtarëve të tjerë të grupit Dajvid Dosti, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, (të gjithë të arrestuar) vendndodhjen e vilave luksoze që do të grabisnin.

Ai iu thoshte bashkëpuntorëve të tyre që të shkonin në disa banesa luksoze pasi sipas tij nuk do të dilnin duarbosh.

Dajvid Dosti, është shprehur se ai është kontaktuar nga Hektori Qirjazi dhe se ka komunikuar me të në mesazhet për të vjedhur vilën në zonën e TEG-ut. Dosti ka përshkruar edhe mënyrën se si e vodhi atë vilë.

Për vjedhjen e vilës te TEG-u më ftoi Hektor Qirjazi. U njohëm në Skrapar, më kontaktoi në rrjetet sociale dhe më ftoi për vjedhjen. Qirjazi më tregoi në Google Map vilën ku do të vidhja, do ndanim lekët. Pranë vilës më çuan 2 shokë të Dorjan Qirjazit me makinë, ai nuk erdhi me ne. Kalova murin dhe hyra në vilë, dera ishte hapur, gjeta kasafortën. Hapa kasafortën me forcë dhe mora disa bizhuteri dhe 16.250 euro. Në vilë qëndrova rreth 1 orë, komunikonim me radio si të policisë” është shprehur Dosti para prokurorisë.

Prokuroria kërkon arrest me burg për 5 të arrestuarit. Gjatë operacionit të arrestimit të 5 grabitësve policia ka sekeustruar një armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë, 17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë, 1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

(a.b)/dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit