Dosja e vrasjes së Besnik Hidës në gjykatë, SPAK kërkon gjykimin e Ardjan Ahmetajt

Dosja e vrasjes së Besnik Hidës në…

Dosja për vrasjen e biznesmenit Besnik Hida në Lushnjë i ka kaluar gjykatës pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Prokuroria ka kërkuar që Ardjan Ahmetaj të përballet me drejtësinë, duke e konsideruar të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Sipas SPAK, Ahmetaj dyshohet se ka ndihmuar në realizimin e ekzekutimit të Hidës, i cili u vra më 1 tetor 2019, teksa ndodhej në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnjë. Ndërkohë, për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin është kërkuar pushimi i procedimit penal për shkak të mungesës së provave.

Autorët e drejtpërdrejtë të atentatit vijojnë të mbeten të paidentifikuar, pasi kanë vepruar të maskuar gjatë sulmit. Hetimet e SPAK kanë ngritur dyshime se Ahmetaj ka pasur rol në sigurimin e mbështetjes për realizimin e vrasjes, ndërsa tashmë çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit