Dosja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu "i frikësuar" deklaratë për mediat: Kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi

Dosja “Gërdeci”/ Fatmir Mediu “i frikësuar” deklaratë…

Kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dalë për herë të parë në një deklaratë për mediat pasi Apeli i GJKKO vendosi rigjykimin e tij sa i përket çështjes “Gërdeci”.

Mediu ka thënë se rigjykimi i tij nuk sjell asnjë dobi, ndërsa theksoi se faktet janë të pakundërshtueshme dhe trefojnë se ai nuk ka asnjë lidhje me atë ngjarje.

“Dua të them se janë akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin penal dhe se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi. Këto shkelje nuk kanë për qëllim drejtësinë. Propaganda manipulative dhe keqinterpretimi i fakteve kanë krijuar perceptimin se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjare. Nuk kam reaguar , por duket se i është krijuar terren çdo intriganti që të spekuloje. Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë met ë gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim”, tha Mediu.

Më tej ai deklaroi se ka kërkuar heqjen e mandatit, ndërsa shtoi se prokuroria ka bërë një hetim për mua dhe familjen time si për asnjë politikan tjetër. Mediu tha ase ajo që kërkon sot SPAK janë çështje të shqyrtuara nga Gjykata e Tiranës më parë.

“Unë kam kërkuar heqjen e mandatit. Prokuroria ka bërë një hetim për mua dhe familjen time si për asnjë politikan tjetër.  Nuk është e vërtetë që për mua nuk ka pasur vendim. Ajo që sot SPAK kërkon sot janë çështje të shqyrtuara nga Gjykata e Tiranës në 2014 dhe në 2018. Kush nuk do që ti shikojë këto fakte është abuzues e spekulant”, deklaroi Mediu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit