Dosja hetimore/ Zbardhet tjetër skemë mashtrimi e mbesës së Llallës

Dosja hetimore/ Zbardhet tjetër skemë mashtrimi e…

Të tjera detaje zbardhen nga hetimet ndaj mbesës së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës, e akuzuar për mashtrim.

Së fundmi, një tjetër denoncim është bërë nga një mjeke gjinokologe ndaj Ilda Kërkapit.

Një mjeke gjinekologe, e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranëm ka treguar përballë policisë sesi e ka mashtruar 24-vjeçarja.

Mjekja me inicialet R.M, u ka treguar oficerëve të policisë se është mashtruar nga Ilda Kërkapi, të cilës i ka dhënë një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra dhe 500 euro.

Mjekja, ia ka dhënë paratë Kërkapit, në kohën që ajo ishte paraqitur në maternitet dhe i kishte thënë se familjarët i kishte jashtë shtetit. Kështu që kishte kërkuar 5 milionë lekë dhe më pas 500 euro, fill pas lindjes.

Mjekja i kishte dhënë një pjesë prej dy mijë eurosh, shifër financiare, e marrë si shpërblim nga bashkëshorti i saj për situatën pandemike COVID-19, pasi punon si mjek në spitalin infektiv “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

Këto para Ilda Kërkapi i kishte kërkuar në formë borxhi dhe se do ia kthente sapo familjarët të vinin nga jashtë.

Mirëpo deri më tani doktoresha ka marrë vetëm 500 euro, ndërkohë që paratë e tjera nuk janë dhën ende.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit