Dosja 'Ndroqi' i hap petët 'lakrorit'... si u shkatërrua ish-Kinostudio dhe ju dhurua nga Berisha pronarit të "TV Klan" Aleksandër Frangaj

Dosja ‘Ndroqi’ i hap petët ‘lakrorit’… si…

Një kontratë shit-blerje e pazakontë është ajo e deklaruar në shtet, për blerjen e truallit në ish-Kinostudio ku sot ndodhet “RTV Ora”.

Për më tepër një tokë e cila biznesmenit Ylli Ndroqi iu shit nga mbesa e biznesmenit dhe pronarit të “TV Klan”, Aleksandër Frangaj.

Mbesa 18 vjeçare e një biznesmeni shet një truall në zonë të lakmuar për 25 milionë lekë?

A është kjo vlera reale me te cilën u shit toka? Apo kaq u deklarua për t’iu shpëtuar takstave të shtetit?

Kujtojmë këtu se, një nga grabitjet më të mëdha, gjatë qeverisë “Berisha” ka qenë ajo e “Kinostudios Shqipëria e Re”, një pasuri e jashtëzakonshme e Shqipërisë, të cilën e “përlau” Aleksandër Frangaj, falë Sali Berishës, raporton “TemA”.

Frangaj përfitoi nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, jo pak por rreth 80 mijë metra katrorë, në zonën e ish-Kinostudios.

Sot disa televizioneve private janë në pronësi të tij, ku fillimisht Frangaj krijoi një konflikt me ish-pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë.

Më pas, Sandi pati një konflikt të ashpër edhe me Akademinë “Marubi”, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve.

Hetimet e SPAK dhe “shkëndijat” e hedhura nga përfaqësuesi ligjor i Ndroqit mbi blerjen e kësaj medie, shkojnë përtej komunikimeve publike duke u shndërruar në indikacione për rihapjen e çështjes së ish-Kinostudios.

Kjo e fundit, nga një hapësirë ku prodhoheshin filmat e komunizmit, është shndërruar prej vitesh në një shesh-xhirim të paligjshmërisë, duke i shpëtuar drejtësisë.

Kinostudio “Shqipëria e Re”, kjo pasuri e jashtëzakonshme shtetërore, shënon një nga grabitjet më të mëdha që është regjistruar në vend me rreth 200.000 m2 hapësirë, të vendosur në dispozicion të artit.

/Burimi: TemA/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit