Douglas Costa "thumbon" Interin dhe Lazion: Nuk dukeni në horizont

Douglas Costa “thumbon” Interin dhe Lazion: Nuk…

Serie A sapo ka rifilluar pas ndërprerjes nga pandemia koronavirus, por me gjasa do të përfundojë para kohe.

Barazimi 3-3 i Inter në San Siro përballë Sassuolo dhe e humbja e Lazios në Bergamo përballë Atalantës në javën e 27-të kanë bërë që Juventus të shkëputet, duke i afruar bardhezinjtë me titullin e 9-të radhazi.

Nga kjo situatë ka përfituar edhe Douglas Costa, që me anë të një postimi në profilin e tij të Instagram ka thumbuar dy skuadrat ndjekëse: Lazio -4 dhe Inter -8, ndërsa imiton gjestin e atij që sheh larg në horizont.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

?

A post shared by DC11 (@douglascosta) on

Një postim i tillë ka ekzaltuar tifozët e Zonjës së Vjetër në rrjetet social.

Por nëse për tifozët bardhezinjë ky postim është pritur mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozët zikaltër dhe lacialë. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit