Dozat e vaksinave, Rama sulmon BE: Na lanë vetëm/ “Do ndihmojmë Kosovën”

Dozat e vaksinave, Rama sulmon BE: Na…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika ndaj BE-së lidhur me vaksinat, ndërsa tha se Shqipëria do të ndihmojë edhe Kosovën, pavarësisht se dozat nuk do të jenë të mjaftueshme.

Sipas Ramës, BE u tregua egoiste ndaj vendeve të Ballkani Perëndimor, por shtoi se Shqipëria ia doli të sigurojë vaksinat edhe pse BE nuk u tregua aspak solidare ndaj një vendi të vogël dhe të varfër si i yni.

Deklaratat e Kryeministrit u bënë gjatë konferencës së parë për mediat në vitin 2021 ku njoftoi sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinave nga kompania Pfizer.

Gjithashtu, Rama tha se Shqipëria do të ndihmojë edhe Kosovën.

Rama tha se është e pamundur që të përballohet e gjithë nevoja e Kosovës për vaksina, por se do t’i mundësohen doza për vaksinimin e stafit të spitalit të Prishtinës që po trajton të sëmurët me koronavirus.

“I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tonë pa asnjë ndihmë nga BE. Ndryshe nga shembulli i keq nda Ballkanit ne nuk do ia kthejmë shpinën Kosovës.

Nuk ia zgjidhnim dot krejt këtë hall të madh. Por nuk do të ngurrojmë t’ua qajmë sinqerisht dhe konkretisht hallin që sapo kemi filluar të zgjidhim për vete. Kosovës do i dhurojmë një sasi për vaksinimin për bluzat e bardha në spitalin COVID në Prishtinë që ata që punojnë në vijën e zjarrit ta nisin menjëherë me ne.

Sado që nuk jemi të pasur dhe as nuk kemi kaluar në këtë det, ne vazhdojmë të ecim.

Nuk i kemi kthyer shpinën tjetrit në nevojë. Viti që më në fund iku ishte mundësia e madhe për t’ia lënë politikën politikës. Uroj që të tjerët ta ndajnë politikën nga shëndeti. Ne nuk do të humbim kohë sepse sigurimi i vaksinës pa pritur që të kujtohet BE për ne ishte një sfidë menaxhimi. Kjo është një sfidë e madhe më vete”, tha Kreu i Qeverisë.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit