Drafi i Kodit të ri Zgjedhor dorëzohet në Kuvend

Drafi i Kodit të ri Zgjedhor dorëzohet…

Drafi i ri i Kodit Zgjedhor është dorëzuar në Kuvend.

Pr/ligji i ri përbën ndërhyrjen legjislative në ligjin zgjedhor me synim plotësimin dhe zbatimin e kushteve të dakortësuara në marrveshjen politike të datës 5 qershor 2020, të nënshkruar ndërmjet mazhorancës qeverisëse dhe partive politike të opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare.

“Projektligji që po paraqitet për shqyrtim dhe miratim mundëson dakortësinë politike të palëve për rregullat e lojës në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore të radhës, duke garatuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë aktorëve të jetës politike në Shqipëri. Nga ana tjetër, ky konsesus ngrihet me propozime për përmirësime mbi një Kod Zgjedhor ekzistues, i cili është certifikuar nga organizmat ndërkombëtarë të specializuar në fushën e zgjedhjeve si Kod që respekton praktikat demokratike dhe legjislacionin ndërkombëtar të zgjedhjeve. Gjithsesi, në një sërë zgjedhjesh në Shqipëri janë paraqitur rekomandime për çështje dhe aspekte të veçanta që kanë nevojë për amendime dhe të cilat janë vendosur në planin e punës së Këshillit Politik, dhe të gjithë institucioneve të tjera vendimmarrëse në Shqipëri”, thuhet ne relacionin perkates.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit