Drafti i reformës zgjedhore shkon në Komision të hënën

Drafti i reformës zgjedhore shkon në Komision…

Drafti I reformës zgjedhore pritet të jetë gati të hënën për të kaluar më pas në parlament. E deklaroi bashkryetari I komisionit të Reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për median në fund të mbledhjes së këshillit politik.

“Dakordësuam mendimet lidhur me financimin e fushatës zgjedhore dhe rolin e medias. Të hënën do të çoj draftin në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe më pas drafti të shkojë në parlament. KQZ nuk ka element surprizë, po diskutojmë disa mekanizma të procedurës së zgjedhjes së anëtarëve. Ekspertëve u la detyrë që të mbyllin draftin final brenda së hënës”

Ndërsa Oerd Bylykbashki u shpreh se këshilli diskutojë çështjet e hapura dhe shtoi se do të punohet derisa dakordësitë e arritura të hartohen në ligj.

Bylykbashi: Këshilli politik diskutoi me çështjet e hapura që kemi rënë në dakordësi. U diskutua për problemin medias në fushatë dhe financimin e partive.

Deri sa të shihen të hartuara garancitë që janë rënë dakord në 5 qershor, sigurisht që deri në atë moment këshilli do të punojë për të arritur dakordësinë teknike.

Të hënën do të kemi draftin e plotë që parashikojnë këto dakordësi. Ditën e hënë do të kemi amendementin e plotë për t’i thënë përfundimin e dakordësisë së 5 qershorit.
/Marrë nga Ora News/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit