Drama e një familjeje minatori që humbi jetën, gruaja merr vetëm 3500 lekë: Kam 3 vajza, jetojmë në varfëri ekstreme

Drama e një familjeje minatori që humbi…

Qyteti i Bulqizës është i mbushur me drama të tilla si ajo e familjes së minatorit Fiqiri Karaj, i cili humbi jetën 8 muaj më parë si pasojë e një aksidenti në minierë.

Në Bulqizë pothuajse çdo familje e ka një pjesëtar që punon në minierë dhe puna në minierë është baza ekonomike e çdo familje. Frika e tyre më e madhe është nëse bëjnë aksident në punë dhe ata nuk i frikësohen vdekjes, më shumë se sa asaj që do lënë pas.

Familja e minatorit nuk ka një ndihmë ekonomike të siguruar nga shteti në rast se minatori kryefamiljar humb jetën.

I tillë është dhe rasti i familjes së Fiqirit ku bashkëshortja e tij merr vetëm 3500 lekë dhe i duhet të jetojë në varfëri ekstreme me tri vajza.

“Kam 3 vajza, shumë e vështirë jetesa. Kam filluar punë si seleksionuese kromi për të jetuar. Vajzën e vogël e kam të sëmurë, më japin vetëm 35 mijë lekë të vjetra pension. Kushtet ku jetoj unë janë ekstreme. Ajo që na ndodhi mos i ndodhtë as hasmit, jo më  njeriut. Unë kërkoj të vërë dorë shteti, të na ndihmojë”, thotë ajo.

“Askush nuk na ka thënë se si është vrarë, ne nuk dimë asgjë. Mua më kanë thënë vetëm që është vrarë, se si ndodhi unë nuk e di, se si e zuri materiali brenda nuk e di. Nuk e di as nëse prokuroria nisi apo hetimet, asnjë shpjegim nuk më kanë dhënë”, shton ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit