Dr@ma në Tiranë/ Policia e Veliajt dhe Ermal Kapllanit t*merron nënat, ato vrapojnë të shpëtojnë arkat me sallatë (VIDEO)

Dr@ma në Tiranë/ Policia e Veliajt dhe…

Nëse do të bëhej fjalë për një çmim që e meritonte plotësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, do të ishte pikërisht për urrejtjen e tij ndaj shtresës së varfër, edhe pse vetë dikur ka shitur fiq në rrugë.

Nën administrimin e tij të bashkisë së Tiranës, policinë bashkiake e kemi parë shpesh herë që terrorizon mbledhësit e kanaçeve në kosha dhe nënat që shesin perime në rrugë, duke iu sekuestruar “mallin e tyre qindra milionësh”.

I njëjti episod ka ndodhur dhe ditën e sotme në rrugë “Muhamet Gjollesha”. Policia Bashkiake ekzekutoi “aksionin” për sekuestrimin e perimeve të disa shitëseve ambulante të moshuara, duke i urdhëruar që të largohen dhe nga rruga. Video është publikuar nga JOQ Albania.

Kujtojmë se episode të tilla kemi parë shpesh herë në rrugët e kryeqytet, madje në disa raste ushtrim dhune nga ana e policisë bashkiake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit