Dramaturg dhe shkrimtar i njohur, ndahet nga jeta Fadil Kraja

Dramaturg dhe shkrimtar i njohur, ndahet nga…

Një lajm i hidhur vjen nga bota e artit. Mësohet se në moshën 91-vjeçare është shuar nga jeta, dramaturgu dhe shkrimtari i njohur, Fadil Kraja. Bëhet me dije se homazhet për këtë figurë të shquar do të zhvillohen nesër, me datë 19, nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”. Fadil Kraja, “Kalorsi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, shquhet për shumë vepra që vazhdojnë të luhen nga trupat teatrale të Kosovës, por edhe Diasporës.

Kujtojmë se Fadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodres ku spikati me talentin per letersine. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij. Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan në fusha të ndryshme. Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër. Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit