Dramë në NBA! 16 basketbollistë pozitivë me COVID

Dramë në NBA! 16 basketbollistë pozitivë me…

Situatë jo e mirë në basketbollin amerikan.

Ndërsa të gjithë fansat e basketbollit po presin me padurim 30 korrikun, atëherë kur është parashikuar të rinis NBA, 16 lojtarë kanë rezultuar pozitivë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga sindikata e lojtarëve. “Në testin e kryer te 302 lojtarë të NBA më 23 qershor, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Lojtarët do të qëndrojnë në izolim”, thuhet në njoftim.

Më 1 korrik, është parashikuar që të nisin stërvitjet individuale, ndërsa ekipet pritet të grumbullohen në “Disney World Resort”, më 7 korrik, ku është parashikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit