Dramë te PSG! Tre lojtarë të infektuar me koronavirus

Dramë te PSG! Tre lojtarë të infektuar…

Sizuatë jo e mirë në klubin francez PSG.

3 lojtarë dhe një anëtar i stafit të Paris Saint-Germain kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga ekipi francez, i cili u kurorëzuan kampionë që në muajin prill, pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

PSG do të rikthehet në stërvitje ditën e enjte për t’u përgatitur për finalen e Kupës së Francës ndaj Saint-Etienne më 24 korrik dhe Kupës së Ligës ndaj Lyon më 31 korrik.

Sipas njoftimit, 3 lojtarët, të cilëve nuk u bëhet publik emri, janë asimptomatikë dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Ata janë vendosur menjëherë në karantinë.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit