Drejt e në SPAK/ 2.3 MLD Lekë pistoleta për Policinë e Shtetit për të vrarë të pafajshmit si Klodian Rasha!

Drejt e në SPAK/ 2.3 MLD Lekë…

Vazhdojnë tenderat abuzues të Buxhetit të Shtetit nga ana e ministrisë së Brendshme. Këtë radhë institucion prokurues është Policia e Shtetit me drejtues Ardi Veliun, në një tender me vlerë 2.3 Miliard Lekë për blerje pistoletash 9x19mm për Policinë e Shtetit. Tenderi i dyshimtë pas atij të uniformave dhe kapeleve kur drejtues i MB ishte Sandër Lleshi, tender i cili çoi në SPAK disa zyrtarë të MB, ka një vlerë të frikshme dhe ngjall dyshime që të drejtojnë në nisjen e një hetimi nga SPAK mbi drejtuesin e autoritetit dhe institucionit prokurues.

I gjithë tenderi do i jepet vetëm një kompanie me motivin se lëvrimi i mallit nga operatorë ekonomikë të ndryshëm nuk është i favorshëm pasi i shkakton vështirësi Autoritetit Kontraktor, shkruhet në dokumentet e tenderit. E gjithë kleçka në këtë procedurë prokurimi publike, qëndron në faktin se do të jetë vetë Autoriteti Kontraktor që do të dërgojë ftesa për oferta tek klientët e vet, duke e kthyer këtë tender në një procedurë klienteliste, pasi në garë mund të marrin pjesë vetëm oligarkët që do të zgjedhë Ardi Veliu, punonjësi i Bledi Çuçit.

Shumë zarare po bëhen kohët e fundit me paratë e popullit dhe titullarët e institucioneve që shpërndajnë lekët e qytetarëve nuk u bën syri tërr para drejtësisë së supozuar. Ky tender duhet të vihet nën hetim për parregullsi të konkurrencës kur bëhet fjalë për një vlerë aq të madhe që do të dalë nga Buxhetit i Shtetit dhe do i hyjë në xhep vetëm një personi. Fundja pistoletat Policia e Shtetit, i përdor vetëm mbi të pafajshmit si Klodian Rasha dhe jo tek ata të cilët marrin paratë për t’i siguruar këto të fundit. JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit