Drejtësia po vret për së dyti Brianin/ Kunata e Ermonela Felajt: Kam punë më të rëndësishme

Drejtësia po vret për së dyti Brianin/…

Vdekja e 3 vjeçarit Brian Spahiu, pas ndërhyrjes që bëri në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxhodhe vajzës së tij Ina Xhaxho shkaktoi jo pak reagim tek qytetarët shqiptarë. Ndonëse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga autoritetet tonë, denoncimet e ndryshme nxorrën zbuluar të vërtetën e hidhur. Për vdekjen e 3 vjeçarit mjeku Roland Xhaxho u mundua të fshihte realitetin, e madje duke mos hapur as kamerat që ka pasur në klinikën e tij.

Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Briani i vogël po vritet për herë të dytë, e kësaj radhe jo nga “dora e hekurt” e mjekut, por nga institucioni që pretendohet se ekziston për drejtësi.

Prokuroria e Tiranës, është kthyer në strofullën e familjarëve të deputetes socialiste Ermonela Felaj. Kjo e fundit, përmes ndikimit të saj, ka punësuar aty bashkëshortin e saj si dhe  motrën, vëllain dhe kunatën.

Duke pasur “mburojë” ligjvënësen, prokurorët e familjes Felaj mund të veprojnë si të duan në institucionin e shtetit.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur se prokurorja e Tiranës, Alma Felaj ka refuzuar që tu përgjigjet medias në lidhje me hetimet e vdekjes së 3-vjeçarit.

Sipas gazetares, Felaj, iu është drejtuar medias duke i thënë se ka punë më të rëndësishme për bërë dhe jo t’u përgjigjet atyre.

Nuk dihet se cilat janë këto punë kaq të rëndësishme të prokurores, që në komunikimin e saj nuk shfaq as minimumin e etikës. Ndoshta ndonjë dosje korruptive për të mbushur xhepat mund të jetë për të më e rëndësishme se jeta e një njeriu, mbi të gjitha një fëmijë i pafajshëm.

Ende nuk e dimë se edhe sa “viktima” të tjerë duhet të kryqëzohen nga prokurorët e partisë, që KLP të kthjellohet dhe të mund të emërojë në sistemin e drejtësisë njerëz të aftë dhe të pakapur nga partia-pushtet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit