Drejtonte kamionin ku u gjetën 324 kg kokainë, del përpara gjykatës së Durrësit 40-vjeçari Nazif Ajroski

Drejtonte kamionin ku u gjetën 324 kg…

Ka mbërritur në gjykatën e Durrësit 40-vjeçari maqedonas, Nazif Ajroski, shoferi i kamionit në të cilën u sekuestruan 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit të premten e kaluar.

Pritet që gjykata të jap ditën e sotme masën e sigurisë për 40-vjeçarin, i cili do të gjykohet nga gjyqtari Rexhep Bekteshi.

Kujtojmë se kokaina e ndarë në pako të vogla me logo “Dior”, “Chicago Bulls” dhe logon e ekipit të futbollit të PSG-së ka qenë e fshehur në sarbatorin e kamionit të drejtuar prej Ajroski.

Në bazë të dyshimeve të krijuara nga skaneri autoritetet e futën kamionin për kontroll të detajuar në vijën e dytë, ku u konsistua edhe lënda narkotike.

Mësohet se kamioni i nisur nga Maqedonia e Veriut ka hyrë nga pika kufitare e Qafë Thanës dhe nesër do nisej për në Itali, ku destinacionin e kishte në Napoli.

Policia dhe grupi hetimor po vijon punë për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal.

Burime thanë dje se në Qafë Thanë mjeti ka kaluar në skaner ku ka rezultuar i pastër, dhe dyshimet janë se kokaina është ngarkuar në territorin shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit