Drejtonte rrjetin e shpërndarjes së kokainës në Tiranë, kush është efektivi i RENEA-s i prangosur nga ShÇBA

Drejtonte rrjetin e shpërndarjes së kokainës në…

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Rael Luli, i arrestuar ditën e djeshme nga nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si pjesë e një rrjeti që shpërndanin droge në Tiranë.

Luli, 27-vjeç, është pjesë e Forcave Speciale ‘RENEA’, teksa së bashku me 4 persona të tjerë drejtonte një rrjet të shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit në zonën e “Parkut të autobusëve”, Kombinatit, Misto Mames, Yzberishtit dhe Qytet Studentit në kryeqytet.

Njoftimi nga SHCBA

Tiranë – SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

– J.L., 30 vjeç;

– G.H., 26 vjeç;

– G.S., 27 vjeç;

– E.S., 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit