
Hallet e studentëve për Bashkinë e Tiranës janë të papërfillshme. Zyrtaret që janë zgjedhur në këtë institucione dhe që pretendohet të dinë çdo gjë lidhur me studentët, duket se flenë gjumë e marrin rrogën kot.
Paola Demaj, drejtoresha e Rinisë, në Bashkinë e Tiranës në një intervistë për mediat, u njoh me disa nga shqetësimet e studentëve, siç ishin shtimi i pikave të shpërndarjes së abonesë dhe krijimi i mensave studentore falas.
Për shërbimin e dytë, Demaj tha se nuk kishin pasur dijeni për këtë shqetësim, ndërsa pa u shqetësuar fare tha se ku shërbim ofrohet nga subjekte private, të cilat i kanë çuar çmimet të papërballueshme.
“Për sa i përket shërbimeve si mensat, ne duhet të kemi vetëm shërbime private. Në informacionin tim ne nuk kemi ndonjë mensë shtetërore. Nuk e di sa e realizueshme mund të jetë, sepse supozohet që këto të jenë biznese private”, tha Paola Demaj.
Por kjo deklaratë e saj, nxjerr zbuluar neglizhencën që Bashkia ka për studentët dhe hallet e tyre.
Qendra e Studentëve në Prishtinë ofron shërbime ku studentët paguajnë vetëm 20 euro në muaj për akomodimin dhe kushtet tepër dinjitoze në krahasim me Shqipërinë ku studentët këtu paguajnë minimalisht 45 mijë lekë në muaj dhe kushtet siç kemi denoncuar nëpërmjet ankesave të studentëve janë skandaloze.
Qendrën e Studentëve në Prishtinë paguajnë vetëm 15 euro në muaj dhe u ofrohen dy vakte në ditë në krahasim me Shqipërinë ku studentët detyrohen të shpenzojnë 150 mijë deri në 200 mijë lekë në muaj në bisneset private në Qytetin Studenti. Ambientet e mensës kishin kapacitetin për 600 studentë që ishin ambientet më të mëdha të dedikuara për mensat e studentëve në të gjithë Kosovën.
Herë pas here kryebashkiaku e shfaq publikisht propagandën e tij me studentët, përmes kronikave të montuara në dyert e bashkisë, por realiteti është shumë ndryshe. E sot, drejtoresha e Bashkisë na tregoi se studentët nuk janë prioritetin e tyre, e duke u treguar rrugën drejt bizneseve të tyre private për të ngrënë një pjatë me gjellë.