Drejtoresha pozitive me koronavirus, mbyllet i gjithë institucioni

Drejtoresha pozitive me koronavirus, mbyllet i gjithë…

Drejtoria Arsimore e Elbasanit është mbyllur e gjitha, menjëherë sapo drejtoresha e këtij institucioni ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Anila Çota, është një nga 19 personat që rezultuan pozitivë ditën e sotmen ë Elbasan.

Në momentin që tamponi është konfirmuar pozitiv për drejtoreshën, institucioni është mbyllur.

Stafi tashmë është karantinuar, dhe po kryhet hetimi epidemiologjik.

Elbasani shënoi sot numrin më të lartë të të infektuar që prej fillimit të pandemisë, me 19 persona. Deri më tani, ky qytet numëron 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit