Drejtori i Bashkisë së Patosit bën për spital punëtorin, denoncimi: Më kërkoi 10 vota për PS-në, nuk pranova

Drejtori i Bashkisë së Patosit bën për…

Bato Dalipaj, një punonjës i thjeshtë i komunales në Bashkinë e Patosit, është dhunuar barbarisht nga drejtori i tij. Mëngjesin e kësaj të marte, punëtorit i është dhënë për t’u firmosur nëj formular nga zyrtari Petrit Pëllumbi. Në përmbajtje të formularit Bato Dalipaj thotë se ishte shënuar dhënia e 10 votave të sigurta nga pjestarët e familjes dhe të afërmit për Partinë Socialistë në zgjedhjet e 14 majit.

Dalipaj duhet të siguronte voto për socialistët, me një urdhër të marrë nga eprori i tij i komunales. Mirëpo ai nuk ka pranuar ta plotësoj këtë formular duke thënë se nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale dhe ligjore. Menjëherë pas këtij refuzimi, punonjësi i bashkisë deklaron se Petrit Pëllumbi e ka ndjekur, e ka goditur dhe shtrirë përtokë me grushta e shkelma.

Bato Dalipaj ishte punësuar me me një kontratë një vjeçare dhe punonte 4 orë. Si ai u punëuan edhe shumë punëtorë të tjerë, që si duket janë nevojitur vetëm për vota elektorale.

Më kërkuar të nënshkruaj pjestarët e familjes unë se pranova u thashë jo unë jam thjesht 4 orarsh dhe nuk e pranova. Ti s’më ke futur 8 orarsh i thash, unë s’të kam futur dhe unë s’do të fus më tha. Formulari ishte për votime dhe të shkruaja pjestarët e familjes. I thashë falimenderit dhe mora rrugën ika në korridor, më erdhi nga mbrapa dhe më gjuajti duke më shtrirë përtokë, Petrit Pëllumbi. Ndjejta rreth 30 minuta i gjakosur atje dhe erdhën shokët më ndihmuan, pastaj më çuan në spital. Jam i punësuar 4 orarsh tani në qershor më mbaron kontrata 1 vjeçare” – tha i dhunuari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit