Drejtori i kompanisë më të madhe të Inteligjencës Artificiale martohet me një burrë

Drejtori i kompanisë më të madhe të…

Sam Altman është martuar me Oliver Mulherin i cili është një nga inxhinerët e kompanisë më të madhe të Inteligjencës Artificiale . Fotot e dasmës midis CEO-s të OpenAI dhe Mulherin, i cili jeton me Altman në Kaliforni, qarkulluan nëpër rrjetet sociale të enjten.

Pamjet tregojnë çiftin e veshur me po të njëjta veshje në një vend tropikal. Një tjetër pamje tregon çiftin duke marrë pjesë në traditën e thyerjes së xhamit e cila është karakteristikë e dasmave hebreje. Një foto e bërë nga vendi i ceremonisë së dasmës, tregon një shumë njerëz të pranishëm.

Altman e ka mbajtur marrëdhënien e tij me Mulherin relativisht private gjatë këtyre viteve. Dyshja jetojnë së bashku në San Francisko dhe bënë një nga paraqitjet e tyre të para publike vitin e kaluar kur CEO i OpenAI ftoi Mulherin në një darkë në Shtëpinë e Bardhë.

Kohët e fundit Sam Altman tha në një intervistë për New York Magazine se çifti dëshiron të ketë fëmijë së shpejti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit