Drejtori i Policisë flet për fatin e Ervis Martinajt: S’di gjë

Drejtori i Policisë flet për fatin e…

‘Mbreti i lojërave të fatit’ Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej më shumë se dy muajsh. Nuk dihet nëse ai është rrëmbyer e më pas vrarë ose nëse ka imskenuar vetë zhdukjen e tij.

Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku për të disatën herë nuk ka një përgjigjje për fatim e Martinajt. Ai nuk ka një përgjigje nëse ‘mbreti i lojërave të fatit’ është gjallë apo jo.

Drejtori i policisë u shpreh se po ushtrohen kontrolle dhe po ndiqet procesi i hetimit për fatin tij.

Ne jemi duke punuar. Kemi struktura që po ndjekin rastin jemi në ecuri të procesit. Nuk kam asgjë më tepër për të deklaruar.” tha Rrumbullaku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit