Detajet/ Drejtori i policisë së Tiranës: Nënë e bijë, Dëshmimtare të Jehovait...

Detajet/ Drejtori i policisë së Tiranës: Nënë…

Kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën pa jetë.

Jaupi, tha se në vendngjarje u ngrit menjëherë një grup pune, me ekspertë mjekoligjorë, të cilët kanë gjetur shënime fetare brenda banesës.

Po ashtu ai pohoi se tek vajzat ka pasur shenja të mos ushqyerjes.

Jaupi konfirmoi se, bëhej fjalë për dy vajza të arsimuara, por pavarësisht shkollës, ishin të papuna.

Ja deklarata e Jaupajt:

“U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjekoligjor dhe po kryhen veprime në vendngjarje.

Paraprakisht, dy viktimat nuk kanë shenja jeta por mendohen se mund të jenë vetëflijuar.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Menjëherë do të njoftojmë konkluzionet.

Ju thashë që mendohet për një vetëflijim. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës.

Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi

Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara dhe kanë mbaruar shkollën e lartë. Ka shenja të mos ushqyerjes ditët e fundit.

Do të dalim me një konkluzion përfundimtar ditët në vijim”./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit